Prokuroria e Pejës ka dhënë detaje më të zgjeruara në lidhje me plaçkitjen në një bank në Istog e cila rezultoi me humbjen e jetës së një polici.
Dyshohet se ka edhe persona tjerë të përfshirë në këtë plaçkitje.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për lajmi net ka thënë se Prokuroria dyshon se cak i grabitjes në Istog ka qenë një bankë.
“Sipas prokurores kujdestare, dyshohet fillimisht se cak i grabitjes ka qenë njëra nga bankat në qendër të Istogut. Njëri nga grabitësit fillimisht ka rastisur në njërin nga zyrtarët policor, ku si pasojë zyrtari policor ka ndërruar jetë. I njëjti gjatë të shtënave me armë zjarri me policinë është qëlluar ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.
Prokuroria tutje dyshon se në këtë rast të grabitjes ka edhe persona të tjerë të cilët janë në kërkim nga organet e rendit.
“Lidhur me rast të grabitjes dyshohet se ka edhe persona të tjerë që kanë qenë të implikuar dhe të cilët janë në kërkim”, ka thënë ai.