Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Mitrovicë: Viktima dhe i plagosuri vëllezër, dorasi është arrestuar

10:25 | 28 Maj 2026
prokuroria-jep-detaje-per-vrasjen-e-rende-ne-mitrovice:-viktima-dhe-i-plagosuri-vellezer,-dorasi-eshte-arrestuar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Sipas njoftimit thuhet se lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Komento: