Prokuroria: Kallëzimi penal ndaj Faton Pecit është hedhur për ushtrimin e dy funksioneve, jo për grantet

12:35 | 03 Prill 2026
prokuroria:-kallezimi-penal-ndaj-faton-pecit-eshte-hedhur-per-ushtrimin-e-dy-funksioneve,-jo-per-grantet

Faton Peci mëngjesin e sotëm, ka ndarë lajmin se Prokuroria ka hedhur poshtë kallzimin penal të LDK-së, kundër tij për grantet në bujqësi, që lidhet me kohën sa ai ishte ministër i bujqësisë.

E pas kësaj ka reaguar Prokoruria Speciale e cila ka sqaruar se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj Faton Pecit nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Sipas Prokurorisë rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në sqarimin e prokurorisë.

Komento: