Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë të arrestuarve për fajde në Gjakovë

10:26 | 19 October 2022

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të arrestuarve për fajde në Gjakovë.

Pesë persona janë arrestuar të marten gjatë një aksioni policor kundër fajdesë në Gjakovë.

Një ditë më pas, Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Dje u njoftua po ashtu se edhe dy persona janë të shpallur në kërkim.

Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar 16 vetura, dy motoçikleta, pesë armë, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.

Në aksion kanë marrë pjesë 90 zyrtarë policorë.

Përpos Drejtorisë Rajonale të Gjakovës, ky aksion u asistua edhe nga ajo e Prizrenit dhe Pejës, njofton Prokuroria Themelore e Gjakovës përcjell Klankosova.tv

Gjatë ditës së djeshme Klan Kosova ka raportuar në lidhje me rastin në fjalë.

Komento: