Prokuroria kërkon paraburgim për mjekun i cili dyshohet për “marrje të ryshfetit” në QKUK

14:39 | 05 Shtator 2023
prokuroria-kerkon-paraburgim-per-mjekun-i-cili-dyshohet-per-“marrje-te-ryshfetit”-ne-qkuk

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që t’i caktohet masë paraburgimi mjekut me inicialet, S.D., për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Lajmi për Front Online ka kofirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë çështje penale, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente, ndaj S.D., për shkak të veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Tek i dyshuari sipas policisë janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore./Front Online

 

Komento: