Prokuroria kërkon paraburgimin e policit për rastin e përdhunimit në Drenas

13:45 | 07 February 2019

Është kërkuar paraburgim për hetuesin policor që dyshohet se abuzoi me 16 vjeçaren në Drenas.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashkruar kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit ndaj Vesel Veselit, policit i cili dyshohet ka keqpërdorur seksualisht të miturën nga Drenasi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashkruar kërkesën për masën e caktimit të paraburgimit ndaj Vesel Veselit, policit i cili dyshohet ka keqpërdorur seksualisht të miturën nga Drenasi.

“Prokurori kujdestar ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.V., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi1 pika 1.3, të KPRK-së” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Prokuroria ka rikujtuar se me të pranuar informatën, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, sipas urdhëresës së prokurorit kujdestar, i dyshuari, V.V, më 05.02.2019, është ndaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, i cili është dërguar në qendër të mbajtjes, në afat prej 48 orësh.

Komento: