
Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Prokuria e Ferizajt për FrontOnline thotë se i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj, është ish-bashkëshorti i saj.
Po ashtu sipas Prokurorisë së Ferizajt, viktima dhe dorasi janë takuar në Qendrën për Punë Sociale ku edhe ka ndodhur krimi.
Ndërkohë, incialet e personit të dyshuar që kreu krimin sot në Ferizaj janë V.A
Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari./FrontOnline/