Prokuroria me aksion në Pejë- sekuestron 1 ton drogë me vlerë 5 milionë euro

11:00 | 27 Shtator 2024
prokuroria-me-aksion-ne-peje-sekuestron-1-ton-droge-me-vlere-5-milione-euro

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.

Nikçi ka thënë se vlera e drogës së sekuestruar shkon në 5 milionë euro dhe sipas tij, aksioni i sotëm është një ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga paslufta.

Aksioni është ende duke vijuar.

“Mirëmengjesi Kosovë. Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi.

Komento: