Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dh’unë në familje

10:08 | 28 January 2025
prokuroria-ne-gjilan:-ne-2024-ne-kemi-ngritur-316-aktakuza-per-dh’une-ne-familje

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të MituR.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se  janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

“Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve”.

“Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

Tutje, shtohet se prokuroria mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Komento: