Prokuroria në Mitrovicë: Personi që u gjetë pa shenja jete dje në Shoqatën e të Shurdhëve është vrarë dhunshëm

15:49 | 11 January 2023

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është deklaruar në lidhje me rastin e ndodhur dje në objektin e Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Nga Prokuroria u tha se një person është gjetur i vrarë dje në këtë objekt.

Viktima thuhet të ketë qenë anëtar i kësaj shoqate, ndërsa vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko-ligjor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

“Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”,thuhet në njoftim.

Tutje u tha se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshimtë për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë.

Komento: