Prokuroria në Pejë jep detaje për lëvizjen anti-islame në Deçan

19:02 | 26 Tetor 2023
prokuroria-ne-peje-jep-detaje-per-levizjen-anti-islame-ne-decan

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Pejë ka filluar hetimet lidhur me lëvizjen anti-islame në Deçan.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se i kanë monituruar të gjitha deklaratat për media të organizatorëve që kanë marrë përsipër këtë iniciativë.

“Sot si Prokurori Themelore në Pejë kemi hapur rast duke shqyrtuar mundësitë se mund të ketë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, mos-durimit dhe për këtë rast është njoftuar opinion publik”, ka thënë Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se nëse hasen elemente të tilla do të autorizohet Policia e Kosovës për të marrë veprime konkrete.

Komento: