Prokuroria në Prizren ngrin 42 prona me vlerë rreth 3 milionë euro, tre persona nën hetime

14:36 | 04 Maj 2026

Prokuroria Themelore në Prizren ka siguruar urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave, me vlerë të përgjithshme rreth 3 milionë euro.

Sipas njoftimit, rasti është në fazë hetimore dhe lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Prokuroria ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e tyre. Sipas njoftimit, këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.

Në kuadër të hetimeve, janë duke u zhvilluar procedura penale ndaj tre personave, dy prej të cilëve janë nën masa sigurie për prezencën e të pandehurve në procedurë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria siguron urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milion euro

Prizren, 04 Maj 2026 – Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.

Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro. Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.

Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë.
Rasti është duke vazhduar të hetohet dhe opinioni publik do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.

Komento: