
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për të verifikuar nëse veprimet ose mosveprimet e tyre përbëjnë veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Autoriteti ka autorizuar mbledhjen e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, duke theksuar përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e interesit publik.