Vdekja e 20-vjeçares në QKUK, prokuroria nis hetimet.
Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
20-vjeçarja kishte qenë duke u trajtuar aty.
Rasti u raportua në polici nga babai i viktimës që ka kërkuar të hetohet rasti, pasi që dyshohet se nuk ka pasur trajtim të duhur mjekësor.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.
Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha për Klankosova.tv se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Rastit te cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajete është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, tha Ulaj.