Prokuroria njofton se kanë arritur në Kosovë rezultatet e ekspertizës së Deharit

12:06 | 17 October 2019

Prokuroria në konferencë për media, tregon se ka marrë rezultatet e ekspertizës së Deharit nga Zvicra

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.

Ai e ka prezantuar zarfin e mbyllur ku është raport.

Ka thënë se nuk e di përmbajtjen e tij por do t’i dorëzohet prokurorit të rastit i cili do ta hap dhe më pas do të njoftohet opinioni për përmbajtjen.

Komento: