Prokuroria paralajmëron: Ja çka i gjen ata që i keqpërdorin votat

09:13 | 06 October 2019

Paralajmëron Prokuroria, kjo i gjen ata që i keqpërdorin votat.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave.

Në një lidhje direkte për T7, Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokuror që ta mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Shala ka thënë se ata që bëjnë keqpërdorime në këto zgjedhje, do të kenë probleme në punësim e zhvillim të karrierës dhe se mund të dënohen deri me 5 vjet burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala.

Komento: