
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar se po e trajton ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999” dhe po analizon nëse e njëjta përmban elemente të përgjegjësisë penale.
Reagimi i PSRK erdhi pasi ekspozita e Shkelzen Gashit përmes dy OJQ-ve publikoi në sheshin kryesor të Prishtinë disa pankarta me të dhëna të pasakta të masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale’, thuhet në njoftimin e PSRK-së.