Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ua ka dhënë familjarëve raportin e Institutit Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit në burg.
Avni Dehari ka thënë se kryeprokurori Admir Shala u ka thënë se raporti gjendet në Prishtinë duke u përkthyer, raporton KTV.
Dehari është shprehur i mllefosur se institucionet nuk e kanë njoftuar zyrtarisht për arritjen e raportit, por për të ka thënë se ka marrë vesh vetëm nga mediet.
Tutje ai ka thënë se nuk u beson institucioneve të Kosovës, derisa vlerësoi se në këtë proces ka pasur shkelje të shumta.
“Për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, ka thënë Dehari.
Dehari ka deklaruar se kryeprokurori Admir Shala u ka thënë se raporti do të përkthehet brenda disa ditësh.