
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do të bwj ankesë ndaj vendimit të Gjykata Themelore, e cila refuzoi kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të arrestuar për transportin e rreth 1 milion eurove.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë”, ka konfirmuar Luta.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar paraburgim për tre të dyshuarit që u arrestuan më 24 shkurt, për veprën penale “shpëlarje parash”.
Ata u ndaluan në Merdarë teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.
Gjatë kontrollit u zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit./Kk