Prokuroria Speciale e Kosovës ngritë aktakuzë ndaj tre ish-anëtarëve të Bordit të OSHP’së

17:10 | 23 Gusht 2023
prokuroria-speciale-e-kosoves-ngrite-aktakuze-ndaj-tre-ish-anetareve-te-bordit-te-oshp’se

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e ne mesin e tyre janë edhe tre ish-anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuat se ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare  me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G”.

Siç merr vesh Gazeta Metro nga burimet e saj, në mesin e të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë edhe tre ish-anëtarët e OSHP’së, Blerim Dina (ish-kryetar i Bordit), Goran Milenkovic (anëtar) dhe Nuhi Paçarizi (anëtar).

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve me inicialet B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas Prokurorisë, të gjithë këta persona të akuzuar sot dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Gazeta Metro

Komento: