Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

13:26 | 14 Janar 2026
Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje shtesë pas aksionit në mëngjesin e së mërkurës për arrestimin e një të dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në maj të vitit 2023.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i dyshuari, S.R, është ndaluar për 48 orë.

Ai është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas Prokurorisë, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.

Specialja ka bërë të ditur se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Komento: