Sot gjatë ditës u raportua se Prokuroria Special ka intervistuar zyrtaren e ‘Lëvizjes Vetëvendosje”, Dejona Mihali. Kjo u konfirmua edhe nga vet Prokuroria përmes një njoftimi për media.
Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.