Prokuroria Speciale: Nagip Krasniqi u intervistua si i dyshuar për një çështje penale

18:38 | 04 December 2024
prokuroria-speciale:-nagip-krasniqi-u-intervistua-si-i-dyshuar-per-nje-ceshtje-penale

Prishtinë-Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, (PSRK) Nagip Krasniqi është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të cilën prokuroria është duke e hetuar.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi, pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, ndaj Krasniqi tashmë është duke u zhvilluar një procese gjyqësor lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Komento: