Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale

16:38 | 06 November 2024
prokuroria-speciale-ngre-aktakuze-kunder-19-personave-per-disa-vepra-penale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 19 personave, të dyshuar për veprat penale “fajdeja, detyrim, kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Komento: