
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb, i cili dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues të Kosovës.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’”, njofton Prokuroria.
“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim. /Front Online/