Prokuroria Speciale po i heton 1.600 kontrata njëburimorë të Qeverisë Kurti

16:08 | 23 January 2025
prokuroria-speciale-po-i-heton-1.600-kontrata-njeburimore-te-qeverise-kurti

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë me dije se kjo prokurori është duke i hetuar 1.600 kontrata njëburimorë, që janë nënshkruar nga Qeveria Kurti dhe institucionet tjera publike.

Derisa ka prezantuar raportin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Gashi ka thënë se duhet kohë dhe punë për të trajtuar këto lëndë.

Prokurorët e rinj marrin raste të reja, por siç e theksova edhe më herët ata prioritet tani për tani i kanë ato kontrata që po titullohen njëburimore dhe të cilat jemi duke i trajtuar. Aty janë 1.600 kontrata, ta keni parasysh. 1.600 kontrata dojnë punë, ai që është dike i punuar e di më se miri”, ka thënë prokuroria Gashi.

Në këtë mbledhje, ai është pyetur edhe për hetimin dhe gjykimin e rasteve të profilit të lartë.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje nuk i posedon statistikat se sa raste të tilla janë gjykuar dhe sa po hetohen.

“Ka aktgjykime, ka raste në procese. Ka aktgjykime dënuese, ka aktgjykime liruese, por tani për tani këtu nuk i kam statistikat”, ka vlerësuar ai.

Prokurori Gashi ka bërë me dije se evidentimi i këtyre rasteve në raport është i mundur.

Janë gjithsesi të munduara. Vetëm të bëhet një formular që të dihet saktësisht se çka po kërkohet me raportu, sepse në i kemi ato statistika. Nuk e di se çka konsideroni profil të lartë, sepse të gjitha rastet që trajtohen të ne, në aspektin korruptiv, janë të profilit të lartë. Kështu e thotë ligji. Profili lartë ka hyrë edhe një zyrtar i prokurimit në një institucion të caktuar, drejtori i prokurimit”, ka thënë Gashi./Nacionale/

Komento: