Prokuroria tregon çfarë procedure është iniciuar ndaj ministres Hajdari

14:26 | 11 Prill 2022

Aksidenti që ka shkaktuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se pasi fëmija është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurores kujdestare nga policia, bazuar në raportin mjekësor se, personi i mitur pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar në gjendje të mirë në shtëpi, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ulaj për Express.

Fëmija është trajtuar në Emergjencë në QKUK, por i njëjti pas trajtimit është liruar në shtëpi.

Komento: