Prokurorja e rastit tregon rolin e personit të tretë të arrestuar për grabitjen e armatosur në Suharkë

13:41 | 26 Nëntor 2023

Prokurorja e rastit në grabitjen e armatosur në Suharekë, Ervehe Gashi ka konfirmuar për media se dje është arrestuar edhe personi i tretë lidhur.

Gashi tha se edhe personi i tretë i arrestuar është ndihmës në grabitjen e armatosur të 22 nëntorit.

“Edhe personi i tretë është ndihmës në grabitjen në Suharekë. Është arrestuar dje”, tha prokurorja e rastit për Reporteri.

Tutje ajo shtoi se ende nuk është kërkuar paraburgimi për tre të dyshuarit.

“Ende jo, te shoh çka po thotë kallëzimi penal”, tha ajo.

Pasditen e së mërkurës katër persona të maskuar grabitën një argjendari në Suharekë, ari në vlerë 250 mijë euro.

Pas konfrontimit me Policinë, një zyrtar policor mbeti i plagosur, derisa një tjetër u lëndua.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe përforcime të tjera policore dhe nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar.

Megjithatë ata kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes përkundër përpjekjes së Policisë për t’i kapur.

Komento: