Prokurorja e Speciales: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prokurorja e Speciales: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës

12:12 | 23 Prill 2021

Prokurorja e rastit: Kemi katër dëshmitarë që mbështesin aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.

Ka nisur të mbahet seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetës Shalës.

Prokurorja e rastit ka bërë të ditur se janë paraqitur katër dëshmitarë me prova materiale që e mbështesin aktakuzën e ngritur ndaj Pjetër Shalës, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materiale që e mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë tetë të tjerë shtesë”.

“Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb: deklarata të dëshmitarëve, raporte, urdhra dhe materiale të tjera”.

Kujtojmë se Shala akuzohet për “ndalim arbitrar”, “trajtim mizor”, “torturë” dhe “vrasje të paligjshme”, njofton Klan Kosova.

Dyshohet se ndalimi arbitrar është kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës në datat 17 maj – 5 qershor të vitit 1999.

Trajtim mizor i kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës në datat 17 maj – 5 qershor të vitit 1999.

Torturë e kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës në datat 17 maj – 5 qershor të vitit 1999.

Vrasje e paligjshme e kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës në datat 17 maj – 5 qershor të vitit 1999.

Shala ka thënë se e kupton për cilat pika akuzohet dhe i ka quajtur ato qesharake.

Komento: