Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi siç është bërë e ditur ditë më parë do të promovojë albumin e ri që titullohet, “Furtuna”.
Promovimi i këtij albumi do të bëhet nesër në Shkup ku të pranishëm priten të jenë emra të njohur shqiptare, shkruan rtv21.
Ftesë për këtë event ka marrë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, e cila mos shkuarjen në këtë promovim ka vendosur ta bëjë me një shkrim publik.
“Më vjen shumë keq, që për arsye familjare unë nuk do të jem në këtë event kaq të rëndësishëm për ty dhe ndoshta pak kush e di, qe ti sot, një ditë para eventit, je shumë e sëmurë, por dëshira jote për të realizuar dicka unike, mposht edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore. Të uroj shumë suksese dhe e di që do ja dalësh mbanë ashtu sic di ti @tunasejdi”, ka thënë Soni në një shkrim të publikuar në rrjetin social, Instagram.
Tuna ka qenë aktive gjatë ditës së sotme në rrjetin social, Instagram ku ka publikuar një fotografi që shihet në krahë me Armend Rexhepagiqin e Yll Limanin dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë ftohje apo grip sezonal.
“Fortuna” përmbanë tetë krijime muzikore, dy prej të cilave janë në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limanin.