Milan po vazhdon të vuaj për rezultate, duke u renditur poshtë në tabelë, pavarësisht investimeve të vazhdueshme milionëshe.
Drejtuesit e Milna kanë nisur të bëhen të padurushëm duke u zhgënjyer edhe me punën e Paolo Maldinit.
Mediat në Itali raportojnë se pronarët e Milanit Elliott Management janë zhgënjyer nga drejtori teknik për dy arsye kryesore, përcjell ORAinfo.
Maldini këmbënguli të sillte Marco Giampaolo verën e kaluar, duke zëvendësuar Gennaro Gattuso me të cilin Milani përfundoi vetëm një pikë nga Liga e Kampionëve.
Sjellja e Giampaolos ishte katastrofë për Milanin, duke bërë që ai të pushohej nga puna pas vetëm dy muajsh.
Po ashtu Elliott nuk ishte i lumtur me faktin se Maldini ishte kaq kokëfortë, duke refuzuar të vlerësonte menaxherët e tjerë në atë kohë. Mbetet për tu parë nëse legjenda e klubit do të mbetet edhe për sezonin e ardhshëm, mbase i interesuar të riblerë veten. /ORAinfo/