Pronarët e Newcastle po bëjnë revulocionin e madh, synojnë Coutinhon si nënshkrimin e tyre të parë të madh

13:59 | 07 May 2020

Sheikët e Newcastle synojnë Coutinhon si nënshkrimin e tyre të parë të madh.

Pronarët e ardhshëm të Newcastle United kanë plan të bëjnë yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho nënshkrimin e tyre të parë të madh këtë verë.

Familja mbretërore e Arabisë Saudite është afër të marr kontrollin e plotë të pronësisë së klubit të njohur anglez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, blerja e klubit nga sheikët do të rriste fuqinë shpenzuese të Newcastle dhe ardhjet do të ishin të mëdha në St James Park.

Ish-menaxheri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, shihet si trajneri i cili do t’i jepte atyre mundësisë të jenë sfidues të titullit.

Në anën tjetër, Coutinho shihet si nënshkrimi i parë i madh i Laraskave, i cili do t’i ndihmonte drejt objektivave dhe do të hapte rrugë transferimeve tjera të mëdha.

Barcelona dëshiron të shesë Coutinhon për të mbledhur fonde për të blerë yllin e Interit, Lautaro Martinez dhe potencialisht Neymar nga Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian vlerësohet rreth 70-80 milionë euro dhe ka qenë i lidhur edhe me Chelsean dhe Leicester City, por tani Newcastle shihet si favorit.

Komento: