Pronari i autobusëve jep detaje për vdekjen e të rinjve në autostradë

20:31 | 01 July 2019

Ditë më parë humbën jetën dy të rinjë në autostradë.

Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel, ka treguar mënyrën se si ka ndodhur rasti tragjik ku humbën jetën, Gentrit Gallopeni 20 vjeç dhe Arianit Bytyqi, 26 vjeçar.

Ai ka treguar se fillimisht ka vdekur Gentriti i cili ka insistuar që shoferi të ndalet për të marrë diçka nga autobusi i kompanisë së njejtë që po vinte në krahun tjetër të autostradës.

“Para se me arritë te Theranda, te ura e Sllapuzhanit ka kërkuar me ndal autobusin. Ndale, ndale i ka thënë shoferit”, tregon Kurtishaj momentin kur ish-punëtori i tij ka tentuar ta kalojë rrugën pa e ditur se në mes të dy traseve ekziston një hapësirë.

Më pas, sipas Kurtishjat ka ardhur automjeti tjetër ku ka qenë Arianit Bytyqi.

“E kanë pa autobusin e parë që u ndal dhe kanë mëndu që ka naj defekt. Kanë shku nja 100 metra ai del nga autobusi. Në momentin kur e merr informacion se Gentrit Gollopeni u rrëzu Arianit Bytyqi shkon për t’i dal ndihjmë Gentritit. Ai nuk e heton që është zbraztinë dhe kcen ku edhe vdes”, ka treguar pronari i kompanisë ku humbën jetën dy të rinj.

Komento: