Pronari i i ri i Milanit hap thesin, gjen pasardhësin e Leaos për 80 milionë euro

19:36 | 31 October 2022

Cardinale hap thesin: Milan transferon pasardhësin e Leaos për 80 milionë euro.

Milani gati ta thyej rekordin e klubit për yllin e ri.

Milan mbrëmë u mposht nga Torino me rezultat 2-1, ndërsa në qendër të kritikave ishte Rafael Leao për rastet e humbura në fillim të ndeshjes.

Edhe përkundër paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon, Rafael Leao në fund të sezonit sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro.

Drejtuesit e Milanit nuk po arrijnë marrëveshje me portugezin për rinovimin e kontratës, e cilia i skadon në vitin 2024.

Milan do të arkëtojë 100 milionë euro verën e ardhshme nga shitja e Leaos dhe Maldini ka piketuar pasardhësin ideal.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Shakhtar Dontesk, Mykhaylo Mudryk, i cili po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola në 12 ndeshje, 3 prej tyre në Champions League.

Falë paraqitjeve të mira, ukrainasi ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Shakhtar Dontesk kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë.

Calcio Mercato, shkruan se nëse Mudryk vazhdon me paraqitjet e mira, Milan do ta paguaj shumën e kërkuar nga Shakhtari, duke thyer kështu rekordin e klubit.

Komento: