Kampioni aktual italian, Milan, ka gati super përforcimin për merkaton e janarit.
Milan e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, duke grumbulluar 23 pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e tretë me 3 pikë më pak se Napoli.
Në Champions, Rosonerët kanë vuajtur më tepër duke u mposhtur nga Chelsea dhe duke barazuar me Salzburgun.
E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Luis Albertos në merkaton e janarit.
Mesfushori spanjoll po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 4 gola dhe 1 asistim në 14 ndeshje.
Milan ka tentuar transferimin e Luis Albertos edhe më parë, por kërkesat e larta të Lotitos kanë zmbrapsur Rosonerët.
Por gjërat kanë ndryshuar dhe Lotito është i hapur ta lërë të lirë Alberton për 20 milionë euro, shifër të cilën Cardinale është i gatshëm ta paguaj.