Anton Rasaj, pronari i azilit “Orenda”, ku u dhunua e moshuara Minire Nur, tha se infermierja e cila e dhunoi, Aurona Pelaj, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje me arsyen se do fillonte masterin.
Ai thotë se kanë një rregullore për pranimin e infermiereve të reja në punë, ndërsa shtoi se punonin 8 orë në ditë.
“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën.
Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.
Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.
“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”, tha ai.