“Propagandist i Jugosllavisë”, Ramabaja braktis studion televizive pas debatit me Shehollin

20:08 | 19 Shtator 2023
“propagandist-i-jugosllavise”,-ramabaja-braktis-studion-televizive-pas-debatit-me-shehollin

Qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me ndërkombëtarët janë kthyer në tema diskutimi në studiot televizive në Kosovë por dhe në vendin tonë.

Për të folur në lidhje me këtë çështje të ftuar në Euronews Albania ishin analistët Fatmir Sheholli dhe Sadri Ramabaja, të cilët patën përplasje me njëri-tjetrin.

Ramabaja i është drejtuar Shehollit duke i thënë se është propagandist i Serbisë, ndërsa ky i fundit ia ka kthyer me ironi.

Në këtë moment analisti Ramabaja është shkëputur nga linja dhe ka ndërprerë bisedën në mes.

Momenti kur Ramabaja lëshon studion në Euronews (minuta 09:45):

Komento: