Propozimi i pesëshes për Asociacionin, Kurti: Do ta kontrollojë menjëherë Kushtetuesja pas nënshkrimit

16:52 | 27 Tetor 2023
propozimi-i-peseshes-per-asociacionin,-kurti:-do-ta-kontrolloje-menjehere-kushtetuesja-pas-nenshkrimit

Kryeministri Albin Kurti tha se emisarët perëndimorë që erdhën në Kosovë në draftin për Asociacionin parashihet që pas nënshkrimit ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e tij.

“Na është thënë që drafti për vetëmenaxhim që kanë sjellë është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj jep për kushtetushmërinë e këtij propozimi si përgjigje”.

Kurti tha se Kosova është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Komento: