Propozimi nga deputeti Gola nuk pranohet nga anëtarësia e SBASHK-ut, greva vazhdon

22:16 | 23 Shtator 2022

Greva në arsim ende po vazhdon.

Diskutimet rreth propozimit të deputetit Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

RTK merr vesh nga burimet e saj në mbledhjen që po mbahet se nga pyetja nëse duhet të pranohet propozimi i deputetit të Gola, shumica e mësimdhënësve të shkollave deri tani janë deklaruar kundër propozimit të Golës, i cili ka filluar ta arsyetojë propozimin e tij.

Mësimdhënësit janë arsyetuar se mos notimi i nxënësve është shkelje ligjore dhe se një masë e tillë nuk mund të pranohet.

Mbledhja online është duke vazhduar. Mbetet të shihet nëse deri në fund të mbledhjes do të ketë një pajtim për ta ndërprerë grevën.

Komento: