Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj me të nisur seanca e Kuvendit ka kërkuar që të ndryshohet agjenda dhe të nis diskutimi drejt për rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë.
“Unë kisha propozu ta kemi një mocinon dhe ta kalojmë rendin e ditës dhe t’i hyjmë temës’’, ka thënë Haradinaj.
Atë e ka mbështetur edhe deputeti Milaim Zeka dhe Islam Pacolli i AKR-së, raporton Periskopi.
Madje Zeka ka kërkuar që në Kuvend të mbahet 1 minutë heshtje në përkujtim të veprimtarit Ukshin Hoti.
Por kryeparlamentari Kadri Veseli i tha se diçka e tillë nuk mund të realizohet.
E di që e ke qëllimin shumë të sinqertë, e të pastër, por nuk mund të mbajmë minut heshtje për dikë që nuk i dihet fati’’.
‘’Ti kalojmë të gjitha procedurat tjera’’, tha Zeka.
Veseli në fillim të seancës ka sqaruar se shumë deputetë po mugojnë në sallë, pasi ka aktivitete në 20 vjetorin e përkujtimit të veprimtarit Ukshin Hoti.