
Edhe Kosova po përballet me përhapjen e koroavirusit ku deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 86.
Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sot përmes një konference për media ka propozuar një pako emergjente që pret të aprovohet nga qeveria.
Në këtë pako hyjnë gjithsej 13 masa të propozuara ekonomike, e njëra prej tyre është edhe shpërblimi me nga 300 euro për dy muajt e ardhshëm ndaj mjekëve e punëtorëve tjerë shëndetësorë, policëve dhe zjarrkësve për kontributin në këtë kohë të pandemisë.
“Sta mjekësor, policëve dhe zjarrëkësve.Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të këtij propozimi për këto kategori të nënpunësve publikë do të ndante një shpërblim shtesë në masën kse prej 300 eurove për secilin në dy muajt në vijim.
Pa marrë parasysh nivelin e pagës, gradës secili përton prej 300 euro për dy muaj në vijim”, tha Bislimi në një konferencë për media ku shpalosi në tërësi propozimin e tij.
Për t’u ekzekutuar, ky propozim duhet të votohet në mbledhjen e qeverisë, raporton sinjali.