
Sot po mbahet protesta për ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë padrejtësisht dhe qindra e mijëra qytetarë kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës për përkrahje në këtë protestë.
Kanal 10 po transmeton drejtpërdrejtë protestën nga sheshet e Prishtinës dhe disa qytetarë u prononcuan para kamerës, duke kërkuar drejtësinë për ish krerët e UÇK-së.
Një qytetar kishte ardhur nga Klina dhe tha se ne si popull gjithmonë kemi përquar mesazhet më të mira të mundshme dhe besonte se ky do të ishte mesazhi më i fortë i mundshëm që populli shqiptar kurr nuk do të thyhet nga asnjë okupator.
“Vijmë nga qyteti i Klinës. Ne si popull gjithmonë kemi qu mesazhin me të mirë të mundshëm dhe besoj se ky do të jetë një mesazh i fortë se populli shqiptar kurrë nuk do të thyhet nga asnjë okupator e le më në këto kohëra që jemi duke i përjetuar dhe besoj që do të arrijmë atë që është më e mira.”
“Kjo është më së paku që na ndikon sepse kjo është një fllad, nëse ata lëshohen nga burgu që persekutohen padrejtë.
Një tjetër qytetar kishte ardhur nga Mitrovica dhe tha se kishte ardhur bashkë me familjarë e kolegë. Ai tha se ardhja në këtë protestë është më e pakta që mund të bëjnë pavarësisht motit të ftohtë që po mban sot.
“Po gjithsesi se do të ndikoje, ne kemi ardhë nga Mitrovica të gjithë së bashku vllazni, shokë, kolegë. Jemi shumë mirë dhe ky i ftohtë nuk na pengon fare dhe shpresojmë që ata sa më shpejtë të lirohen. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që janë sot në këtë protestë. ”