Protesta e demokratëve nuk do të bëhet vetëm përpara Kryeministrisë, Berisha: Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane

13:56 | 29 Nëntor 2025
Protesta e demokratëve nuk do të bëhet vetëm përpara Kryeministrisë, Berisha: Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët.

Berisha zbuloi se “Foltorja” e PD-së nuk do të organizohet më vetëm përpara kryeministrisë në kryeqytet. Protesta sipas tij do të mbahet në të gjithë Shqipërinë.

“Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, u shpreh Berisha.

Komento: