19 t plagosur në protesta.
Protesta e opozitës ka shkaktuar të lënduar mes protestuesve dhe policisë.
Deri tani, siç raporton TopChannel, janë 15 efektivë policie të plagosur dhe 4 protestues që po marrin ndihmë mjekësore.
Në ndërkohë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka dënuar ashpër dhunën e përdorur në këtë protestë.
Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se akte të tilla e dëmtojnë jashtëzakonisht shumë imazhin e Shqipërisë.