Protesta e opozitës dhe djegia e vilës së Enver Hoxhës, policia arreston 4 persona

11:35 | 01 Mars 2026
protesta-e-opozites-dhe-djegia-e-viles-se-enver-hoxhes,-policia-arreston-4-persona

Pas protestës së mbrëmshme (28 shkurt) të opozitës para Kryeministrisë dhe Policisë së Shtetit e të Tiranës, kanë ardhur edhe reagimet operacionale.

Katër protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmshëm të organizuar nga Partia Demokratike janë vënë në pranga. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet policore, por mësohet se ka edhe persona të shoqëruar.

Protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve, ku nuk shpëtoi nga molotovët edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës, teksa pati edhe protestues të lënduar. Mes tyre u lëndua edhe deputeti Luçiano Boçi./Panorama.al

Komento: