Protesta e opozitës, mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës

10:04 | 21 Shkurt 2019

Opozita në Shqipëri sot do ta mbajë protestën e ardhës.

Me mijëra persona janë nisur këtë mëngjes drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar.

Në Shkodër sipas degës së PD në qytet, janë më shumë se 4000 mijë protestues që udhëtuan në drejtim të Tiranës.

Sipas kryetarit të PD atje, Xhevdet Amuli, shumica e tyre janë nisur më mjetë private pasi autobusëve i është bërë presion duke u marrë lejen e drejtimit si dhe gjobitur.

Nga Lezha raportohet për 5 autobusë dhe dhjetëra automjete private të nisura. Në Berat, Korçë, Vlorë, Elbasan, e Gjirokastër janë nisur dhjetëra autobusë dhe automjete private siç na raportojnë korrespondentet tanë. /Tch

Komento: