Protesta e opozitës shqiptare, policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

14:15 | 16 Mars 2019

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit të Shqipërisë, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.

Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën, shkruan tch.

Ndërkohë, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Në një mesazh, ai bën thirrje për evitim të konfrontimeve.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë.

Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve.

Komento: