Protesta e studentëve në Tiranë, nisin tensionet e para

12:03 | 09 Janar 2019

Ndryshon gjithë rrjedha e protestës së studentëve, nisin tensionet e para tek Politekniku.

Studentët kanë ndryshuar formën e protestës. Nuk do t’i shohim më në rrugë, para kryeministrisë, ministrisë së Arsimit, apo edhe Ambasadës Amerikane siç ndodhi dje.

Ata do të jenë brenda ambienteve të fakulteteve, ku në formë proteste nuk do të kryejnë mësim. Ata kanë vendosur të kenë diskutime me njëri-tjetrin duke parë dokumentarë dhe filma, duke biseduar mbi libra të ndryshëm e forma të tjera organizimi derisa kërkesat e tyre të plotësohen nga kryeministri Edi Rama.

Studentët shprehen se vendimi i tyre erdhi pasi shumica votoi për këtë formë bojkoti, por nuk dihet se sa do të vazhdojë.

Sipas tyre kjo është një formë më e madhe presioni për qeverinë.

Ndërkohë, studentët protestues tek Universiteti Politeknik në Tiranë janë përballur me Dekanin Jorgaq Kacani në korridor.

Përballja ndodhi pak minuta pasi ata janë ndaluar nga rojet private dhe policia të nxirrnin karriget dhe tryezat e klasave në korridore, në mënyrë simbolike, si shenjë e bojkotit

Komento: