Protesta e VV-së në Tiranë, dy persona përfunduan prapa grilave

20:45 | 08 May 2019

Sot në Tiranë u zhvillua një protestë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

VV-ja në Shqipëri ka konfirmuar se protesta e organizuar kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Millorad Dodikut në Tiranë është mbyllur.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje konfirmon se dy persona janë prangosur gjatë ditës së sotme.

“Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të prangosur sipas informacioneve të raportuara nga mediat”, thotë VV.

“Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, thuhet në njoftim.

Komento: