Reduktimet e energjisë elektrike janë ashpërsuar sot në Kosovë, përkundër paralajmërimeve se situata energjetike në Kosovë do të lehtësohej.
Kundër reduktimeve që nuk përfillin as orarin e planifikuar, ka nisur një protestë në rrjete sociale.
Aktori i njohur, Jeton Zogjani ka publikuar një fotografi të Kurtit me dy qirinjë në vend të shkronjave “i” në emrin dhe mbiemrin e tij, në shenjë proteste.
Të njëjtën e ka publikuar edhe analisti Halil Matoshi.
Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë,